Mos kërkoni njerëz perfekt sepse nuk ekzistojnë…

795

Kur një zog është i gjallë i ha insektet, e kur të ngordh insektet e hanë atë. Koha dhe rrethanat mund të ndryshojnë çdo moment. Andaj mos u mundoni të ndryshoni askënd dhe mos  nënçmoni asgjë rreth vetes. Mund të keni fuqi për momentin, por mos harroni se koha është më e fortë se çdo gjë! Dijeni se druri bën miliona fije qibriti  por një fije mjafton të ndez miliona dru.

Jetoje jetën duke lëvizur dhe gjithmonë bën mirë! Koha është sikur lumi: nuk mund ta prekësh të njëjtin ujë dy herë, sepse vala qe ka kaluar një here nuk kthehet përsëri!

Shijonie çdo minutë  të jetës suaj dhe mbani mend një gjë: Mos kërkoni njerëz perfekt sepse nuk ekzistojnë. Para se gjithash, kërkoni dikë që ja di vlerën vetes dhe u vlerëson edhe juve.

Mos i humbni katër lloje të dashurisë: Zotin, jetën, familjen dhe miqtë. Duajeni Zotin, sepse është Krijuesi i jetës dhe Ndërtuesi i gjithçkaje, jetën sepse është e shkurtër, familjen sepse është unike dhe miqtë sepse janë të rallë.

Përktheu: A. D. Islampress