Zoti ynë na mëson nëpërmjet milingonës!

1027

Kur Sulejmani a.s. kaloi pranë një grupi milingonash të cilat as nuk i vërejti, njëra nga milingonat tha: “O ju milingona, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”(Neml, 18)

Zoti ynë na mëson nëpërmjet milingonës!

Milingona së pari ofroi zgjidhje dhe dalje nga situata, nuk bëri panik. Nëse,  në fillim do të paralajmëronte për ushtrinë, paniku do ti kapte dhe askush nuk do ta dëgjonte kur do tu thoshte të hyjnë në vendet e tyre.

Një mësim madhështorë për ata që logjikojnë.

Gjëja më e lehtë është të bësh panik dhe të flasësh për problemin. Njerëzit e suksesshëm mundohen të jenë pjesë e zgjidhjes! Kjo vlen për politikanët, punëdhënësit, punëtorët dhe gjithë ne.

Para se të fillojmë të flasim për gjithçka, të kritikojmë apo të bëjmë panik edhe për gjërat më të vogla, duhet të kemi në mendje se Zoti ynë kërkon një raport aktiv  dhe kontribut tonin për të mirë. (Amar Basiç)

Përktheu: A. D. Islampress