Kur Allahu xh.sh. na obligon me agjërim, Ai na përkujton përkohshmërinë tonë: “…Ashtu siç ishte obligim për ata para jush…”
Jemi të përkohshëm, sot jemi nesër s’jemi. Do të vijë koha kur do do të na përmendin se “ishim njëherë”..
Andaj ramazani dhe agjërimi na edukojnë të jemi të vetëdijshëm se jemi të përkohshëm në këtë botë. Të mos lejojmë që bota e përkohshme të jetë brenga jonë më e madhe. Dynjaja duhet të jetë një nga brengat tona, të jemi përgjegjës dhe të vlefshëm, por nuk guxon të jetë brenga kryesore.
Arsye e grindjeve mes vëllezërve, fqinjëve, bashkëshortëve dhe njerëzve në përgjithësi, është pikërisht dynjaja.
Në të vërtetë nuk ja vlen që diçka e përkohshme të okupoj zemrën tonë dhe të shkatërroj qetësinë dhe paqen tonë me të tjerët. Derisa agjërojmë, ne forcojmë ndjenjën tonë se jemi të krijuar për një botë të përhershme, jo për një botë të përkohshme. (Ammar Basic)
Përshtati: Islampress