Gjëja më e veçantë në ramazan është ajo se Allahu shikon zemrat tona dhe është i kënaqur me ne.
Kjo kohë është rasti më i mirë që gjitha mëkatet e bëra gjatë vitit, i Mëshirshmi të na i fshijë.
Sa rast i bekuar! Të mos harrojmë se në ramazan edhe era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se parfumi më i mirë. Mund të paramendojmë se çfarë vlere ka përmendja e Zotit dhe leximi i Kuranit?! Ramazani është koha e ngjalljes së zemrave tona.
(Islampress)