Në Kuranin Fisnik një sure është emërtuar sipas Jusufit dhe i kushtohet transmetimit kronologjik të rrëfimit mbi Jusufin a.s. Në këtë sure dhe në këtë tregim na jepen disa nga mësimet më të mëdha me të cilat do të lidhemi gjatë jetës sonë në këtë botë, sidomos kur kalojmë nëpër periudha të vështira.
Allahu i Madhërishëm nëpërmjet Jusufit a.s. na mëson se zemra jonë gjatë sprovave dhe brengave duhet të drejtohet drejtë Zotit, Gjithashtu na mëson se Allahu x.sh. asnjëherë nuk e zhgënjen atë që mbështete tek Ai.
Nëse kaloni nëpër periudha të brengave dhe sprovave, kujtoni tregimin për Jusufin a.s., ndani kohë, lexojeni dhe meditoni mbi këtë ngjarje kuranore.
Mbajeni mend, asnjë errësirë nuk zgjat përgjithmonë. Besoni dhe jini të bindur se ndihma dhe përkrahja e Zotit do të vijë. Përqendroheni tek Ai, bëni vepra me të cilat Zoti është i kënaqur dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga njerëz të kualifikuar.
Burimi: Islambosna.ba
Përktheu: A. D. Islampress