Njerëzit e urtë, kur i shkruanin njëri-tjetrit, ndër të tjerash, e nënvizonin edhe këtë të vërtetë:
“Kush rregullon brendinë e tij, All-llahu ka për t’ia rregulluar anën e jashtme të tij. Kush e përmirëson më së miri raportin ndërmjet tij dhe All-llahut, Ai i Lartësuari ka për t’ia rregulluar raportet ndërmjet tij dhe njerëzve. Kush punon edhe për Ahiretin, botën e përjetshme, All-llahu merr përsipër ta ndihmojë atë që t’i përmbushë detyrimet dhe nevojat e tij në këtë botë.”
islampress