Lutuni të mërkurën mes namazit të drekës dhe iqinidsë!

1825

Ndoshta nuk e dimë se të mërkurën mes namazit  drekës dhe iqindisë është koha e pranimit të lutjeve.

Një gjë të tillë e mësojmë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjatë luftës së hendekut.

Në fakt, Xhabir ibn Abdullahu r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s në vendin e xhamisë së sotme Feth, u lut tre ditë reshtë, dukë kërkuar ndihmë nga Allahu xh.sh. Ai u lut të hënën, të martën dhe të mërkurën. Allahu i pranoi lutjen të mërkurën mes namazit të drekës dhe iqindisë. Pas kësaj në fytyrën e tij shihej gëzimi. Xhabiri r.a. vazhdon dhe thotë: “”Gjithmonë, kur më ndodhte ndonjë sprovë apo kisha ndonjë nevojë të jetës, bëja lutje të mërkurën mes ezanit të  drekës dhe iqindisë, ashtu siç bënte i Dërguari i Allahut s.a.v.s.   Më vonë kuptoja se lutja më është pranuar.”  (El-Buhari  në “Edebu-l-mufred; Ahmedi në  Musned.)

Përkthim: A. D. Islampress