Ureje mëkatin (gabimin) nga thellësia e zemrës, por ki mëshirë ndaj mëkatarit.
Mos i prish urat qe ke ngritur, se nuk dihet kur do te kesh nevojë për to.
– Me zemër ureje mëkatin, por sillu but dhe fale mëkatarin. Kritiko qëndrimin, por respekto atë që e ka thënë.
– Detyrë e jona është t’i mundim sëmundjet, jo te sëmurët.
-Mos tento të jesh ideal në gjithçka, por kur të vjen dikush që është i brengosur, dëgjoje.
-Nëse të vjen dikush që të lyp falje, falja atij.
-Nëse të vjen dikush qe ka nevojë, ndihmoji atij.
-Po edhe nëse korrësh ferra një dite, ti përsëri mbill trëndafila (lule)
-Asnjëherë dhe assesi mos e pikëllo dikend, që ti të jesh i lumtur. Mos i bën dikujt padrejtësi, që ta arsyetosh vetveten.
-Mundohu që lumturinë tënde ta ndërtosh larg nga ofendimet dhe dëmet ndaj të tjerëve.
Sadri Iljazi (FB)