Besimtari gjithmonë duhet të jetë aktiv jo reagues i kotë.
Besimtari i cili e jeton fenë siç duhet i jep kualitet veprimeve të tij dhe gjithmonë mundohet ti ofroj diçka botës përreth tij.
Ai tregon historinë e tij dhe nuk e humb vëmendjen dhe nuk reagon në çdo fjalë apo veprim negativ. Nga qëllimet e larta, besimtari nuk ka kohë të merret me shkurret para këmbëve.
Një nga arsyet pse Ebu bekri ishte sahabiu më i mirë, është ajo se ai gjithmonë merrte iniciativën për të mire.
Kur i dërguari i Allahut pyeste se kush ka vizituar një të sëmurë, kush ka ushqyer një të varfër apo kush ka agjëruar atë ditë, Ebu Bekri gjithmonë ishte i pari. Në Bedr ishte i pari që i dha përkrahje.
Andaj të vendosim qëllime të larta në jetë dhe të punojmë në realizmin e tyre, duke mos u marrë me pengesa të vogla që na dalin rrugës.
Veprime, jo reagime – le ta ringjallim këtë parim të fesë sonë!