I Dërguari i Allahut s.a.v.s në Meke nuk kishte fuqi materiale dhe institucionale, nuk kishte as xhami. Pra nuk kishte asgjë jashtë se besimit në Zotin Një dhe njerëzve që ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka.
Ky proces zgjati 13 vite, pastaj Zoti e lejon të shkojë në Medine, ku misioni do të gjejë një tokë pjellore. I Dërguari i Allahut s.a.v.s vendos kushtetutën e Medines, sistemin, institucionet dhe rendin. Ky proces zgjati 10 vite.
Pra, Medineja simbolizon, rendin dhe zhvillimin. Mekeja simbolizon idenë, sakrificën dhe përpjekjen. Sot, gati se çdo njeri do të jetojë “Medinën”, por shumë pak janë të gatshëm të përpiqen përmes “Mekës”
Kur të ndjehemi të lodhur dhe të mendojmë të heqim dorë nga idealet tona, duhet të kujtojmë se periudha mekase zgjati më shumë se ajo medinase. Nuk ka Medine pa Mekën dhe nuk ka sukses pa sakrificë dhe përpjekje. Këtë na e mëson Hixhra.
Përktheu: A. D. Islampress