Gjithçka që na ndodh është mësim nga Zoti

903

Gjithçka që të ka ndodhur deri sot është urtësi e Zotit me të cilën të përgatiti për të sotmen. Dhe gjithçka që të ndodh sot është urtësi e Zotit që të përgatit për të nesërmen.

Asgjë nuk është e rastësishme dhe e pakuptimtë  si dhe askush nuk hyn në jetën tënde pa arsye.

Gjithçka që na ndodh është mësim dhe edukim nga ana e Zotit.

Andaj në vend të dobësisë dhe ankimit, është e rëndësishme që të mësojmë zemrat tona të shohin thelbin dhe kuptimin e gjithçkaje  që ndodh.

(islampress)