“Unë mund të flejë edhe në kohë me stuhi”

841

Vite më parë, një fermer bleu një fermë në një kodër me shumë stuhi. Pas vendosjes aty puna e tij e parë ishte të kërkonte një ndihmës. Por as fshatarët aty pranë dhe as ata të largët nuk donin të punonin në fermën e tij. Të gjithë aplikantët kur panë vendndodhjen e fermës hoqën dorë nga puna, ishte vend me stuhi këtu, dhe të gjithë ata i thanë edhe fermerit, është më mirë që edhe ti të heqësh dorë.Më në fund, një burrë i dobët, i moshës së mesme e pranoi punën. Fermeri pasi e pa gjendjen e puntorit nuk mund të mos e pyeste: “A merni vesht nga punët blegëtorisë?” “Me rëndësi ishte kjo pyetje,” tha burri, “Por, unë mund të fle edhe kur ka stuhi”. Ai mendoi për këtë frazë të parëndësishme për një kohë, pastaj duke lënë anash këtë fjalë vendosi t’a punësojë njeriun e pafuqishëm. Me kalimin e javëve, ai u rahatua dhe u bë i lumtur kur pa se burri po drejtonte në rregull punët e fermës. Deri sa një natë stuhia ia largoi qetësinë: Ai u zgjua në mes të natës me zhurmën e tmerrshme të stuhisë. Ajo ishte aq e fortë sa ndërtesa po plasaritej. Ai u hodh nga shtrati i tij dhe vrapoi drejt dhomës së punëtorit: ‘Çohu, çohu! Stuhi e madhe po frynë.Le të bëjmë atë që mundemi pa i hedhur në erë gjithçka. ‘Punëtori mërmëriti edhe pa u ngritur fare nga shtrati i tij: ‘Mos u shqetësoni, zotëri, shkoni në shtrat. Kur fillova në punë, ju thashë se unë mund të fle edhe kur të vijë stuhia. ‘Fermeri veç sa nuk u çmend nga kjo rehati e punëtorit të tij.Gjëja e parë që do të bënte të nesërmen në mëngjes ishte dëbimi i tij nga puna, por, më pare ishte e nevojshme të gjente një ilaç për stuhinë. Ai doli jashtë, vrapoi drejt tufave të kashtës: Ç’të shoh ato ishin të lidhura fort dhe të mbuluara me një tarp. Ai vrapoi në ahër. Të gjithë lopët nga kopshti ishin futur brënda dhe dera e ahurit ishte e përforcuar. U kthye përsëri në shtëpi; Grilat, portat e shtëpisë ishin të gjitha të mbyllura. Fermeri i qetësuar u kthye në dhomë dhe u shtri në shtratin e tij.Stuhia vazhdoi të ulërinte. Mirëpo ai tani buzëqeshi dhe ndërsa mbyllte sytë murmuriti: ‘Unë mund të fle edhe kur të vijë stuhia’. Sigurisht, edhe ju mund të flini rehat edhe kur të vijë stuhia (fatëkeqësia).

Në qoftë se:
*Intelektualisht jeni të përgatitur (Njohuri, plane),
*Shpirtërisht jeni të përgatitur (Vetëdije të përgejgësisë, lidhja me Zotin, lutje, dua)
*Materialisht jeni të përgatitur (Merni masa në kohën duhur).

Nga turqishtja:
Selver Xhemaili

(Islampress)