Sa më shumë që njeriu e rëndon veten, aq më shumë e vështirëson ecjen.
Për të pasur një rrugëtim të lehtë në jetë, është e arsyeshme të mos rëndohet tejmase barra.
Njejtë sikur njeriu që gjendet në një anije, e cila është duke u fundosur.
Për të shpëtuar, ai merr me vete vetëm gjërat që i nevojiten për shpëtim.
Mbartja e sendeve të rënda, edhe në qofshin flori në një situatë të tillë, nuk do të ishte punë e mençur.Kështu duhet konsideruar edhe veprat e mira që na shoqërojnë në Dynja dhe në Ahiret.
Ato janë mjetet e duhura të shpëtimit tonë. Të ecësh në drejtimin dhe rrugën e duhur, pa ngarkesa të panevojshme, fundin e ka të lumtur.
M. Alija