Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se një njeri erdhi tek Pejgamberi (savs) dhe pyeti:
«O i Dërguari i Allahut, për cilën sadakë njeriu e ka shpërblimin më të madh?» Pejgamberi (savs) u përgjigj:
«Të ndash sadaka kur je i shëndetshëm dhe koprrac, duke u frikësuar nga varfëria dhe duke shpresuar pasurinë. Dhe mos e vono (sadakanë) derisa të vjen shpirti në fyt, dhe atëherë të thërrasësh: ‘Jepni atij kaq, kurse këtij tjetri kaq, kur ajo tashmë është bërë e tyre.’»
(Muttefekun alejhi)
Përshtati: Miftar Ajdini