Nëse gjatë jetës u ndodhin sprova, mënyra e vetme për ti kapërcyer dhe për të dalë fitimtarë nga to është, të bëni vetëm një gjë: Sa herë që u ndodh ndonjë sprovë, ju shtojeni ibadetin, pra duhet të shtoni adhurimin ndaj Zotit.
Sepse, me adhurim të vazhdueshëm, do t’u forcohet durimi, mbështetja në Zotin dhe do tu forcohet bindja se Allahu do t’ju jap rrugëdalje nga çdo situatë. Kur njeriu është i bindur në mëshirën dhe ndihmën e Allahut, shpirti relaksohet dhe mendimet i bëhen më të qarta.
Pra, rregulli thotë: Kur do që u shtohen sprovat, ju shtojeni adhurimin. Dhe rezultati do të jetë në favorin tuaj….
Përshtati: Islampress