Për shtatë gjëra, robit të Allahut i shkojnë (i rrjedhin) shpërblimet, kurse ai është i vdekur në varr. Ata persona të cilëve iu shkojnë këto shpërblime janë:
1. – Ai i cili dikën e mëson diçka.
2. – Ai i cili (në ndonjë vend) e çon një ujë të rrjedhshëm (lumë).
3. – Ai i cili e gërmon një pus.
4. – Ai i cili e mbjell një pemë.
5. – Ai i cili ndërton një xhami.
6. – Ai i cili pas vetes (në trashëgimi) lë një musaf (për të lexuar në të).
7. – Ai i cili pas vetes lë një fëmijë të miredukuar i cili kërkon falje për të pas vdekjes së tij.
//Burimi: Koleksioni i haditheve të Sujutiut (sahih dhe hasen)//
Përshtati: Miftar Ajdini