Kurioziteti deri në atë masë ku edhe bëhen pyetje më private, insistimi të dihen edhe detajet më të vogla për jetën private të dikujt, njeriun e plas në shkallën më të ulët të karakterit.
Kjo shprehi shqetësuese po bëhet e shpeshtë për shkak se njerëzit humbin fokusin e jetës së tyre dhe më shumë merren me jetën dhe problemet e tjerëve.
Në një gjendje të tillë shejtani na bën të jemi edhe më shumë kureshtar sa që gradualisht bëhemi si spiun jeta e së cilit rrotullohet rreth asaj se çfarë bëjnë të tjerët.
Në këtë proces shpirti jonë po vritet dhe jetët tona po treten kot dhe në vend që kohën ta shfrytëzojmë në gjëra pozitive, gjithë energjinë tonë e përdorim për gjëra që nuk na takojnë.
I Dërguari i Zotit na ka mësuar se shenjë e devotshmërisë së vërtetë është që të mos merremi me gjërat që nuk na takojnë.
Le ti pastrojmë veprimet dhe karakteret tona dhe të mos merremi me qëllime dhe dëshira të tilla që nuk na bëjnë asnjë dobi, as neve po as atyre me jetën e të cilëve merremi.
Islampress