Dashuri është kur unë lutem për ty dhe ti nuk e di…

441

Dashuri nuk janë fjalët, sado të ëmbla dhe të bukura qofshin, por veprat, qoftë edhe të thjeshta dhe të parëndësishme.

Dashuri nuk janë fjalët “të dua” që i thua shumë herë, por sa herë tregon në vepër se e donë.

Fjalët mund të gënjejnë, por veprat dhe veprimet asnjëherë.

Dashuri nuk është romanca e tepërt e as xhelozia e sëmurë, por përkujdesja, komunikimi dhe mesazhet e vazhdueshme.

Dashuri është kur unë lutem për ty dhe ti nuk e di, dashuri është kur unë kujdesem për ty kur nuk je mirë, kur bisedojë me ty për çdo gjë vetëm që të mos ndërpres lidhjen dhe komunikimin tonë vëllazërorë, shoqërorë etj…

Dashuri është kur jam me ty kur ke nevojë, të gëzohem me lumturinë dhe suksesin tënd, të mërzitem me pikëllimin tënd, tët përmend për të mirë në prezencën dhe në mungesën tënde.

Dashuri është kur ti mbetesh në zemrën time ashtu siç je, qoftë edhe nëse mungesa dhe takimi zgjasin shumë…

Saff.ba

Përshtati: A.D.Islampress