Duhet të gjeni kohë për të mësuar më shumë…

421

Musa a.s. ishte një njeri shumë i zënë. Populli i tij kishin nevojë për të gjatë gjithë kohës. Ishin me besim të dobët dhe injorant. Donin që Musa a.s. të bëj gjithçka për ta: të lutet, të sigurojë ushqim të llojllojshëm nga qielli, të luftojë për ta, etj… Kur Musa a.s. u detyrua të largohet për 40 ditë ata filluan të adhurojnë viçin.

Përgjegjësia e tij ishte shumë e madhe. Megjithatë kur kuptoi nga Zoti se ka një njeri që është më i dijshëm se ai, më çdo kusht dëshironte të mësojë nga ai.

Kështu më shërbëtorin e tij u nis për rrugë që të gjej njeriun e dijshëm duke thënë: Do të ec derisa të arrij deri tek vendi ku takohen dy detet, qoftë edhe nëse më duhet të ec shumë gjatë….

Pa marrë parasysh se sa të zënë jeni dhe sa njerëz kanë nevojë për ju, duhet të dini se i duheni edhe vetes suaj. Duhet të gjeni kohë për të mësuar më shumë, të gjeni kohë për ngritjen tuaj shpirtërore, sepse nuk mund të jepni dhe të dhuroni nga një enë boshe.

Përshtati: A.D.Islampress