Të dashur baballarë:
Kur ju nënçmoni dhe nuk e respektoni gruan tuaj para fëmijëve tuaj, tek ata do të mbjellni dy gjëra të rrezikshme:
– Ose do të rriten duke besuar se është sjellje normale të nënçmojnë edhe ata nënën e tyre
– Ose do të ju përbuzin dhe nënçmojnë duke mbrojtur nënën e tyre të cilën e kanë parë gjithmonë të mërzitur nga nënçmimi dhe përbuzja që ju i keni bërë.
Të dashura nëna:
Pa marrë parasysh se çfarë raporti keni me burrin tuaj, keni kujdes se çfarë flitni për të, para fëmijëve tuaj kur ai nuk është aty. Mosrespektimi dhe nënçmimi i tij para fëmijëve do të bëj që ata të humbin respektin ndaj juve.
Përshtati: A.D. Islampress