Para dhjetë viteve në këtë ditë 21 mars 2013 u vra një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë të kohës sonë, Shejh Muhamed Ramadan El Buti (1929 – 2013).
Shehidi i Mihrabit
Më 21 mars të 2013, e gjithë bota muslimane u trondit me lajmin e vrasjes makabre të Shejh Muhamed Seid Ramadan El Butit, allames, dijetarit të madh të botës muslimane.
Ai u vra në xhaminë Iman në qendër të Damaskut në kohën kur mbante ligjëratat e tij të zakonshme. Në një video të shkurtër duken pamjet e momenteve të fundit të jetës së dijetarit të cilin mediat arabe e quajtën Shehidi i Mihrabit: Shejh Buti mban ligjëratën e tij dhe për një moment ndodh një shpërthim para tavolinës së tij. Pas largimit të tymit, shihet shejhu i plagosur, i cili duke u ngritur, së pari rregullon çallmën e tij dhe më pas bie i vdekur në tavolinën e tij ku ishte i hapur Kurani Fisnik. Pamje që tronditën botën muslimane sepse u vra një diejtar i madh që mësonte njerëzit për fenë e Zotit në xhami.
Shejh El Buti ishte ekspert në fushën e Sheriatit, një nga dijetarët më të njohur të botës muslimane.
“Ligjëratat e tij të ditës së hënë dhe të enjte që i mbante në fusha të ndryshme ishin takimet më të ndjekura në Damask. Gjithmonë e dëgjonin mijëra njerëz duke u mahnitur me ligjëratat e tij shumë profesionale mbi etikën islame, jetpërshkrimin e Pejgamberit a.s. problemet aktuale të botës e të ngjashme….
Dhe askush, ama askush nuk ka të drejte të mohoj popullaritetin e madh, ndikimin e jashtëzakonshëm dhe kontributin madhështorë që shejh Buti i dha botës arabe dhe muslimane.
Xhenazja e shejhut u fal dy ditë pas vrasjes, pra më 23 mars 2013 në xhaminë Emevite, ndërsa u varros pranë komandantit të njohur musliman Salahduin Ejubit.
Zoti ë mëshiroftë këtë dijetarë të madh Musliman
Përshtati: Islampress