Fjetja ne stomak, nga aspekti fetar dhe shkencor?

2148

Është përcjellë nga Pejgamberi a.s., se ai, pasi që pa njërin nga shokët e tij duke fjetur në bark, e preku në këmbë dhe i tha: “Kjo është një shtrirje të cilën e urren Allahu”. Ndërsa në një version tjetër shënohet: “Kjo është shtrirja e banorëve të zjarrit.”

Pra, shtrirja në bark është gjë e urryer dhe duhet të lihet, përveç në raste të domosdoshme. P.sh. për shkak të dhimbjeve, e që njeriu detyrohet të shtrihet në atë pozitë. Më së paku që mund të thuhet për të është se ajo urrehet, dhe atë për shkak të hadithit: “Kjo është një shtrirje të cilën Allahu e urren”, edhe pse në shikim të parë, hadithi aludon në ndalesë. Andaj, besimtari dhe besimtarja duhet ta lejnë këtë shtrirje, përveç në raste të domosdoshme, të cilave s’mund t’iu shmangen.

Në anën tjetër ekspertët nga universiteti ‘Seint Luis’ në SHBA, thonë se fjetja në stomak mundet të shkaktojë degjenerimin e shpinës. Prandaj dr.Adam Tanase, nga ky universitet, porosit: “Kurrë mos flini në stomak.”
– Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e dëmshme është kjo për shëndetin. Përveçse e shkatërron shpinën, mënyra e tillë e fjetjes ul edhe shtypjen e gjakut. Nëse nuk besoni, provoni të ecni me kokën kthyer në njërën anë. Shumë shpejt do të ndieni dhimbje në kraharor dhe qafë. Trupi nuk dëshiron një pozitë të tillë, poashtu nuk dëshiron edhe kur jemi të kthyer me fytyrë teposhtë. Kthimi i kokës dhe qafës në pozitë të tillë, madje edhe për vetëm disa minuta, tendos ligamentet dhe muskujt rreth shpinës. Nëse në pozitë të tillë flini çdo natë, presioni në nyja dhe nerva do të rritet përderisa degjenerimi i shpinës zhvillohet me të madhe.
Dr.Tanase porosit të gjithë ata që e praktikojnë pozitën e tillë gjatë fjetjes që ta ndryshojnë sa më shpejt para se të jetë vonë./islamgjakova/