Syfyri dhe iftari

1579

Ngritja në syfyr është vepër e bekuar të cilën agjëruesi nuk duhet ta neglizhojë qoftë edhe me një gotë ujë, sepse Allahu dhe melekët sjellin bekime për atë që bën syfyr. ““Bëni syfyr, ngase në syfyr ka bereqet” thotë Muhamedi a.s.

Gëzimi i pritjes së iftarit është shumë emocionues. Ato janë momente ku agjëruesi përjeton kulmin e nënshtrimit dhe devotshmërisë sepse është larguar nga ngrënia dhe pirja si dhe dëshirat tjera vetëm për hir të Krijuesit. “Për agjëruesin ka dy gëzime, kur çel iftar dhe kur të takohet me Zotin e tij.”

Sipas besimtarëve, iftari bashkë me mëngjesin e hershëm të pranverës janë dy momente të veçanta gëzimi dhe kënaqësie për çdo besimtarë në këtë botë.

 Sunet është të shpejtohet iftari. Transmeton Sehl b. Sa’d se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi për aq kohë sa do ta shpejtojnë iftarin”

Enesi r.a. ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të fal akshamin para se të çel iftar, qoftë edhe me një gllënjkë ujë.”

Përshtati: A. D. Islampress