Njëhere hoxhë Nastradini u ngjit në faltore, për të predikuar dhe tha:
“Besimtar, a e dini se ça do t’u them”
Ata iu pergjigjën: “Jo, nuk e dimë.”
Atëherë hoxha tha: “Kur ju nuk e dini, atëhere, ç’mund t’u flasë”
Me këto fjalë, ai zbriti nga faltorja, dhe shkoi në punën e vet.
Herën tjetër hipi përsëri në faltore dhe u drejtoi të njejtën pyetje, njerëzit iu përgjigjen:
“E dimë.”
“Pra, përderisa ju e dini, d.m.th. që s’është nevoja që unë t’u flasë”
Kështu tha dhe përsëri u largua.
Besimtarët, të habitur, vendosën që, kur hoxha të hip prapë në faltore, t’i përgjigjen: “Disa nga ne e dinë, kurse të tjerët nuk e dinë.”
Pasi u ngjit për herë të tretë në faltore, Nastradini, sipas zakonit, iu drejtua popullit me të njejtën pyetje. Përgjigja ishte: “Disa nga ne e dinë, kurse të tjerët nuk e dinë.”
Nastradini duke mbajtur seriozitetin, tha me zë të lartë:
“E mrekullueshme! Atëhere, ata që e dinë le tua tregojnë atyre që nuk e dinë.”
Përshtati: Miftar Ajdini