Nuk është me rëndësi se cfarë posedon, por çfarë zemre ke!

595

Raporti më i bukur ndaj dunjasë është recepti kuranor: “Mos u pikëllo për atë që ka kaluar dhe  mos u gëzo shumë për atë që të jepet.”

Shejtani dëshiron të ju robërojë në të kaluarën, andaj leje pas vete atë që ka kaluar. Për mëkatin kërko falje, ndërsa nga gabimet merr mësime dhe  vazhdo para. Mos thuaj të kisha bërë kështu apo ashtu, kjo ia hap dyert djallit të mallkuar.

Gjithashtu, mos u gëzo shumë me atë që të jepet nga mirësitë. Është normale  të gëzohesh me pasardhësit, por më e rëndësishme është të gëzohesh nëse ato shkojnë drejtë rrugës së Zotit.  Është normale të gëzohesh me shtëpinë e re, por gëzim më të madh të kesh kur në të falet namazi. Është normale ti gëzohesh veturës se re, por  gëzimi më i madh duhet të jetë  kur me të shkon në punë të hajrit.

Lumturia dhe pikëllimi – nuk është çështja se çka posedon, por çfarë zemre ke!

(Islampress)