Mos e humbni energjinë tuaj duke u brengosur

619

Mos e humbni energjinë tuaj duke u brengosur. Harxhoni energjinë tuaj për të besuar, për të krijuar, planifikuar, për tu rritur dhe për të bërë mirë dhe për të shëruar plagët  e juaja  dhe të tjerëve.

Kishin qenë dy vëllezër që kishin pasur babain alkoolist kronik dhe të devijuar. Njëri nga vëllezërit u bë njëjtë si babai alkoolist, ndërsa tjetri u bë një njeri shumë i suksesshëm në çdo kuptim të jetës. Kur u pyetën si u bënë ato që ishin, të dy kishin të njëjtën përgjigje: “Sepse babain e kisha alkoolist kronik.”  Shkaku ishte i njëjti për të dy, ndërsa cështja që i dallonte ishte vendimet që morën.

Gjithçka në jetë është kështu. Andaj, merrni vendime të drejta, besoni Krijuesin, bëjeni punën siç duhet dhe jeta juaj do të shkoj në mënyrën më të bukur.

Përshtati: A. D. Islampress