Ne kemi korrur suksese të medha edhe botërore, por vetëm në disiplina individuale. Ne i pastrojmë shtëpitë dhe oborret tanë, por i ndotim rrugët dhe ambientin tonë, ne i dëmtojmë pronat dhe pasuritë publike, që të përfitojmë, e të pasurohemi personalisht.
Ne nuk reagojmë për të këqiat që i ndodhin shoqërisë në përgjithësi, por reagojmë skajshëm, kur e keqja na prekë, në interesin tonë personal! Ne nuk e urrejmë një abuzues të pushtetit, por e xhelozojmëe, pse ai po përfiton, e ne jo (pse ne nuk jemi abuzuesit)! Ne nuk reagojmë, as kur e keqja vjen në kojshi, sepse jemi të kënaqur pse ende, nuk na ka ardhë në shtëpi!
P.S. Prandaj, këta pushtetarë të korruptuar, askush nuk na i solli, sepse ata ishin në mesin tonë!
“Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.” [err-Rra’d, 11]
Përzgjodhi: Miftar Ajdini