Sprovat janë ligj i jetës

867

Të presësh një jetë pa sprova është e njëjtë sikur të presësh që njeriu hyjë  në ujë e të mos laget  apo të hyjë  në baltë e të mos ndyhet.

Çështja nuk është se a do kemi sprova, ky është ligj i kësaj jete, çështja është se si do të reagojmë përballë tyre. Çdo gjë është e vogël në fillim, ndërsa sprova duket e madhe në fillim, pastaj fillon dhe zvogëlohet gradualisht.

Urtësia është që sprovat të shihen si rast nëpërmjet së cilës ne do të rritemi mentalisht dhe shpirtnisht.

Jeta jonë nuk ndryshon për shkak të gjërave që na ndodhin, por ajo ndryshon vetëm atëherë kur ne ndryshojmë pikëpamjen tonë për jetën dhe gjërat përreth nesh. (Ammar Basiq)

Përktheu: A.D. islampress