Kur pendimi që vjen me vonesë

864

“Edhe miliarderët vdesin dhe në varr nuk marrin asgjë

Kur Sulltan Muhamed ibn Mahmud ibn Melik-shah u kthye nga rrethimi i Bagdadit në Hemedan, ai u godit nga një sëmundje e rëndë e cila e rrëzoi në shtratin e vdekjes. Para se të vdiste, ai urdhëroi që t’ia sillnin të gjitha pasuritë e tij para pallatit. Dhe derisa ai ishte ulur në ballkonin e pallatit, para tij u mblodh tërë kalorësia dhe këmbësoria e tij, ia sollën tërë thesarin dhe arin nga depot e shtetit, u sollën aty edhe të gjithë skllevërit, shërbëtorët dhe shërbëtoret.

Duke parë këtë skenë ai, duke qarë deklaroi:

“Sa ushtri e madhe, por mua asgjë nuk mund të më ndihmojë, as nuk mund të më shpëtojë nga caktimi i Allahut, as nuk mundet të ma zgjasë jetën time për asnjë moment.”

Pastaj i shikoi grumbujt e arit dhe thesarit, shërbëtorët dhe skllevërit, dhe tha:

“Nëse meleku i vdekjes do të pranonte t’i merrte të gjitha këto në këmbim të jetës sime, unë do t’ia jepja të gjitha, por nuk ka shpëtim!” Dhe në atë moment vdiq.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)