Mësime nga Jusufi a.s.

501

Kur Jusufi a.s. u hodh në pus, asnjëherë nuk kërkoi nga Allahu që të vdes (duke dashur të ik nga realiteti dhe sprova).

Kur u shit si rob, gjithashtu nuk e kërkoi këtë.

Kur u dërgua në burg, përsëri nuk u lut për një gjë të tillë.

Gjatë sprovave dhe belave, durimi dhe mbështetja në Zotin ishin të mjaftueshme për të.

Mirëpo, kur në fund takon babain e tij dhe kur familja iu përkul e komploti familjarë përfundoi ndërsa ai  u ngrit në fron, me mall iu lut Zotit:

“Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me njerëzit e mirë! (Jusuf, 101)

Shejh Ibrahim el-Azrak