Të dashur baballarë dhe të dashura nëna…

348

Të dashur baballarë:

Kur ju nënçmoni dhe nuk e respektoni  gruan tuaj para fëmijëve tuaj, tek ata do të mbjellni  dy gjëra të rrezikshme:

– Ose do të rriten duke besuar se është sjellje  normale të nënçmojnë edhe ata nënën  e tyre

– Ose do të ju përbuzin dhe nënçmojnë duke mbrojtur nënën e tyre të cilën e kanë parë gjithmonë të mërzitur nga nënçmimi dhe përbuzja që ju i keni bërë.

Të dashura nëna:

Pa marrë parasysh se çfarë raporti keni me burrin tuaj, keni kujdes se çfarë flitni për të, para fëmijëve tuaj kur ai nuk është aty. Mosrespektimi dhe nënçmimi i tij para fëmijëve do të bëj që ata të humbin respektin ndaj juve.

Përshtati: A.D. Islampress