Sejid Kutbi: Durimi pas fitores është më i vështirë se sa durimi pas humbjes

1223

Ne 29 gusht të vitit 1966, është ekzekutuar Sejid Kutbi. Ai, si çdo njeri tjetër, është një person nga i cili ka çka të merret dhe të mësohet, edhe pse ka edhe të tillë që duhet të refuzohen, dhe ka persona që ia qëllojnë të vërtetës, sikur që ka edhe të atillë që gabojnë. Dhe pavarësisht se a pajtohemi ne me të apo jo, pavarësisht se a e pëlqejmë apo jo, duhet të pajtohemi se ekzekutimi i Sejid Kutbit për shkak të mendimeve ose ideve për të cilat ai besonte, ishte akti më brutal, më ekstrem dhe më i prapambetur.

Presidenti egjiptian Abdul-Naser, mendoi se do t’i vriste idetë nëse e vriste bartësin e atyre ideve. Oh, çfarë mendimi i pakuptimtë! Sepse, librat e Sejid Kutbit janë ende duke u shtypur, miliona muslimanë e lexojnë komentin e tij të famshëm për Kuranin, Fi Dhilalil-Kuran, sikur që miliona muslimanë luten dhe bëjnë dua për shpirtin e tij.

Sejid Kutbi ishte më afër letërsisë sesa jurisprudencës dhe sheriatit, në kuptimin që ai ishte më shumë mendimtar sesa jurist, më shumë shkrimtar sesa profesor i sheriatit. Ky fakt u anashkalua nga ata që e kritikuan dhe të cilët, nga librat e tij, kryesisht i morën vetëm ato pjesë ku ai e përdori metaforën, ku e transferoi kuptimin dhe shprehjen artistike, sepse ai para së gjithash ishte shkrimtar. Kritikët e tij theksin e kanë vendosur te shprehjet në dëm të kuptimit, ose në pjesë të tekstit të tij për ta provuar tërë mendimin e tij. Por kushdo që kërkon diçka të keqe, atë edhe do ta gjejë.

Në vazhdim, po i sjellim disa nga mendimet dhe thëniet e tij:

– Durimi pas fitores është më i vështirë se durimi pas humbjes.

– Nuk mund të besoj se qëllimi fisnik mund të arrihet me mjete përçmuese.

– Injoranca e organizuar (xhehli) mund të mposhtet vetëm nga Islami i organizuar.

– Vetëm forca, pa besimin e drejtë, nuk krijon pushtet dhe nuk e mbron ligjin.

– Nuk do të kërkoj falje për punën time në emër të Allahut.

– Gishti im tregues, i cili dëshmon për Njëshmërinë e Allahut, nuk pranon të shkruaj një fjalë në favor të mashtrimit.

Edhem Sherkavi; http://saff.ba//;

Përkthim: Miftar Ajdini