Më shumë se 29 milion foshnja kanë lindur në zonat e konfliktit në vitin 2018, njoftoi të premten UNICEF.
Në nivel global, të paktën një në pesë fëmijë jeton në një mjedis jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe stresues, në vende si Afganistan, Somali, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni, sipas organizatës së fëmijëve.
“Miliona familje nuk kanë qasje në ushqim, ujë të pijshëm, kanalizime dhe një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për t’u rritur dhe mbrojtur”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore në një njoftim për shtyp.
“Përveç faktit se ata jetojnë në kërcënimin e menjëhershëm të një rreziku të dukshëm, pasojat afatgjata në fillim të jetës së tyre janë potencialisht katastrofike”, tha ajo.
Ekspozimi i gjatë ndaj përvojave të përsëritura traumatike mund të ndikojë në të mësuarit dhe sjelljen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre fizik dhe mendor. /tesheshi.com/