Shfrytëzimi i kohës – Një histori e patreguar e Gandit

926

Ndërsa Mahatma Gandi udhëtonte përpjetë me një tren të vogël drejt Darxhilingut, ndodhi një incident. Darxhilingu është një stacion malor në Indi, ku mund të shkojnë vetëm trenat e vogël.

Ndërsa treni lëvizte përpjetë, lokomotiva u shkëput nga karrocat, kështu që lokomotiva vazhdoi përpara ndërsa vagonët filluan të kthehen prapë.

Paramendoni terrenin malor me karrocat që shkojnë tatëpjetë. Njerëzit i kapi paniku meqë ishin në mes jetës dhe vdekjes. Karrocat çdo çast mund të rrokulliseshin nëpër kodra, ku nuk do t’i gjenin as kockat e pasagjerëve, sepse ishin në pyetje lartësitë Himalaje.

Ndërsa të tjerët i kapi paniku, Mahatma Gandi i diktonte letër nëpunësit të tij i cili i shënonte ato (Bhagavad Giti qëndroi 40 vite me Gandin dhe ishte tutor dhe nëpunës i tij). Gandi atij i drejtohej me emrin Bangalor, sepse ishte nga Bangalori, “Bangalor, shkruaje këtë…”

Shoku i tij i tha: “Bapu (baba, kështu ai i drejtohej Gandit), a je në njohuri çfarë ndodh? Ndoshta nuk do të mbijetojmë. Tani jemi në mes jetës dhe vdekjes. Karrocat ecin prapësht dhe nuk i ndalon dot asgjë, shkojnë gjithnjë e më shpejt.”

A e dini cila ishte përgjigjja e Gandit? I tha: “Të supozojmë se do të shpëtojmë, do të rezultojë se e kemi humbur gjithë atë kohë. Nëse vdesim – do të vdesim. Pra, vazhdo, shkruaje atë që të diktoj”.

Me duar të drithëritura, nëpunësi vazhdoj të shkruaj.  

Shoku i tij e kishte zakon të thotë: “Shikoje këtë plakun, ai nuk do ta harxhonte asnjë moment të jetës së tij më kot”.

Burimi: simplecapacity
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]