Xhamisë në Pejë i vidhet “zëri”, besimtarët mbesin pa dëgjuar ezanin

880

Njihet si vend që bashkon besimtarët që adhurojnë Zotin. Disa dhjetëra sosh zgjohen qysh para zbardhjes së ditës për t’iu përgjigjur thirrjes për të praktikuar namazin e sabahut bashkërisht.

Por në Pejë, thirrja nuk u dëgjua më larg se 20 metra tash e dy ditë, pasi hajdutët kanë vjedhur foninë; mikrofonët dhe amplifikatorin . Imami i xhamisë thotë se e ka informuar policinë, por se nuk kë marrë asnjë detaj mbi ecurinë e hetimeve.

Depërtimi i hajdutëve në xhami nuk është kapur as nga kamerat, të cilat nuk janë prezent brenda apo rrethinë. Policia e konsiderojnë vjedhjen si të “rëndë”, ndërsa xhemati thonë se më shumë se e rëndë, ajo është e turpshme.

Xhamitë tash e sa kohë janë bërë cak i vjedhjeve të arkave të bamirësisë apo atyre për mirëmbajtjen e objektit. /tesheshi.com/