Parashenjat e Kijametit, të cilat po i shikojmë në televizor

1128

Ali ibn Ebi Talibi (r.a.), ka thënë: “Pejgamberi (savs) na e fali namazin e sabahut, dhe kur e përfundoi namazin, një njeri e pyeti: “Kur do të bëhet kiameti?”

Pejgamberi (savs), tha: “Kiameti do të vjen kur pushtetarët tuaj do të jenë zullumqarë, kur njerëzit do tu besojnë yjeve, do ta mohojnë Kaderin, kur amaneti do të bëhet mjet fitimi, kur njerëzit nuk do të kenë dëshirë për ta paguar zekatin dhe kur do të përhapet kurvëria. Kur ndodhin këto gjëra, njerëzit tuaj do të zhduken.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)