Ky ishte Salahudini, po ne ku jemi?

1087

Salahudin Ejubi, ai hero dhe luftëtar i patrembur, deri në Ditën e Gjykimit do të mbetet shembull se si duhet të sakrifikohet njeriu për Islamin. Deri moshën e tij 30 vjeçe, ai ishte kalorës i zakonshëm, pa ndonjë qëllim të caktuar në jetë, por….

Kur erdhi në Egjipt dhe pa një kryqtar që po shqetësonte një musliman të moshuar me këmbën e tij, ai u shpreh: “Betohem në Allahun se do ta kaloj tërë jetën time në rrugën e Tij.”

Sa ndryshim i papritur ndodhi në jetën e Salahudinit!

Ai më vonë e bëri edhe një betim tjetër, se nuk do të qeshte derisa ta çlirojë Jerusalemin, vendin nga i cili pejgamberi Muhamed shkoi në Miraxh.

Ai i mbeti besnik premtimit të tij, por me durim dhe këmbëngulje. Vetëm pas 15 vjetësh ëndrra e tij u realizua.

Kur po vdiste, atëherë ai qeshi. Të pranishmit e pyetën: “Të gjithë njerëzit qajnë kur vdesin, kurse ti po qesh!”

Ai u tha: “Po, unë sot po qeshi, sepse sot do të takohem me të Dërguarin e Allahut dhe do t’i them se e kam çliruar vendin nga i cili ai shkoi në Miraxh.”

Ky ishte Salahudini, po ne ku jemi?

Cili është qëllimi ynë në jetë?

Përkthim: Miftar Ajdini