Ebu Hanife, paraprijësi i metodave bashkëkohore pedagogjike!

1146

Imam Ebu Hanife asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje të gatshme apo ndonjë konkluzion përfundimtarë deri sa nuk konsultohej me të gjithë anëtarët e rrethit të cilët, edhe pse të rinj, kanë qenë shumë inteligjent dhe të talentuar. Në rrethin e tij të dijes, kanë diskutuar, krahas tjerëve, edhe 40 ekspert të disiplinave të ndryshme islame. Pas konsultimeve me çdo anëtarë të rrethit, Ebu Hanife urdhëronte njërin prej shokëve të tij, zakonisht ishte Ebu Jusufi, të shkruaj zgjidhjen e arritur nga ana e punës ekipore

Rrethi i tij në xhaminë e madhe të Kufes, ishte, pa dyshim një lloj akademie e shkencave islame, apo ta quajmë, institut për kërkime islame, ku Ebu Hanife vetë inicionte debatet dhe shtronte çështjet  për të cilat do të konsultohen.

Duke marrë parasysh se në këtë akademi të shkencave islame prezantonin përfaqësues të shkëlqyer nga të gjitha disiplinat, atëherë nuk duhet të habitemi se çështjet sheriatike ishin të zgjidhura në mënyrë aq kualitative!

Transmeton Hatib El-Bagdadi nga ibn Kerame, i cili thotë se njëherë ishim ulur tek Veki’a b. Xherrah, dijetarin e madh islam, ndërsa një njeri që ishte prezent konstatoi se Ebu Hanife ka gabuar në një çështje! Atëherë Veki’a tha:

“Si mund të kishte gabuar Ebu Hanife në prezencën e të cilit kanë qenë Ebu Jusufi, Zuferi dhe Muhamedi me analogjinë dhe ixhtihadin e tyre; Jahja b. Zekerija b. Ebi Zaide, Hafs b. Gijash, Mendel b. Ali me mbamendjen e tyre të haditheve dhe me precizitetin dhe saktësinë e madhe në këtë disiplinë; Kasim b. Ma’n me njohjen e shkëlqyer të gjuhës arabe dhe gjuhëve tjera, Davud Tai dhe Fudajl b. Ijad me zuhdin dhe devotshmërinë e lartë të tyre?! Në rrethin e atij që ekzistojnë dijetarët e përmendur, ai nuk mund të gabojë, por edhe nëse gabon – ata do ta përmirësojnë!!!

Transmeton Imam Et-Tahaviu nga Esed b. Furata, dijetari i madh islam, i cili thotë: Imam Ebu Hanife ka pasur 40 nxënës të njohur të cilët kanë regjistruar librat e tij. Në mesin e dhjet prej tyre janë: Ebu Jusufi, Zuferi, Davud Tai, Esed b. Amr, Jusuf b. Halid Es-semti dhe Jahja b Zekerija b. Zaide, i cili këto libra dhe diskutime i ka regjistruar 30 vite të plota!

Këto shembuj tregojnë më së miri për largpamësinë e  këtij gjeniu islam.

Ai tregoi se është paraprirës i metodave bashkëkohore pedagogjike, kur për zgjidhjen e shumë çështjeve ka përdorur ekipin e ekspertëve të disiplinave të ndryshme, çka vetëm në kohët e fundit praktikohet në rrethet akademike dhe shkencore. Nisur nga kjo, nuk është për t’u çuditur pse Ebu Hanife është kritikuar ashpër nga ata që nuk kanë pasur mundësi të dalin nga logjika e mendimit individual,  duke mos u fokusuar në punë ekipore për sjelljen e konkluzioneve, ashtu siç e ka demonstruar ky imam i madh islam!

Burimi: Henefijski Mezheb

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)