Iblisi dhe metodat e tij për mashtrimin e njeriut

822

Iblisi është emër personal i shejtanit, djallit, armikut më të madh të njeriut. Në origjinal emri Iblis vjen nga folja arabe “eblese” me kuptime të ndryshme. Eblese në thelb do të thotë: të tërhiqesh në vete, të jesh i trishtuar, të heshtësh, të tollovitësh, të fusësh në kurth dhe ndoshta kuptimi më interesant është të hedhësh në dëshpërim total  dikë.

Pra, a nuk janë këto cilësi, rrugë dhe metoda me të cilat iblisi, armiku i përhershëm i njeriut mundohet ti dëmtoj njerëzit. Ti dekurajoj, ti pikëlloj, të frikësoj, ti dëshpëroj dhe ti kthej kundër njëri tjetrit dhe kundër vet Zotit. E kundërta e kësaj që përmendëm është largim nga Iblisi dhe kurthet e tij.

Besimi i sinqertë, gëzimi, zemërgjerësia, vetëbesimi, buzëqeshja, pozitiviteti, optimizmi, shoqëria dhe rrethi  i cili është aktiv dhe punëtorë, pra të gjitha këto janë armët më të mira me cilat mund ta mposhtim iblisin dhe kurthet e tij.

Kur e njeh armikun dhe cilësitë e tij, atëherë e dinë edhe si të mbrohesh nga ai në mënyrën më të mirë. Dhe kur e njeh armikun edhe veten do ta njohësh më mirë.

A. D. Islampress