Ibn Sina dhe nxënësi i tij

918

Ibni Sinasë (Avecenes) i drejtohet një nxënës i tij e i thotë:
“Pse nuk e shpallë veten profet? Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë mësimet dhe traditat tua, sikurse i zbatojnë ithtarët e ndonjë profeti!” Në atë rast Ibni Sina nuk i foli.

Pas disa ditësh, herët në një mëngjes të ftohtë, muezini i xhamisë po e thërriste ezanin për namazin e sabahut. Ibni Sina e thërret atë nxënësin dhe kërkon prej tij të shkojë në krua e t’i sjellë ujë të ftohtë. Mirëpo, nxënësi përpiqet ta bindë se uji i ftohtë është i dëmshëm të pihet në mëngjes, madje se ai do të merr ndonjë sëmundje nga të ftohtit nëse del jashtë.

Atëherë Ibni Sina i thotë: “A po e dëgjon muezinin e Muhamedit, edhe pas 4 shekujve, nuk le pa i zbatuar mësimet e tij, edhe pse është të ftohtë…” (Përkthim: M. A.)