Allahu i Gjithëfuqishëm e pyeti melekun e vdekjes: “A ke qeshur ndonjëherë kur i ke marrë shpirtin dikujt?”
Meleku iu përgjigj:“Po, kam qeshur një herë, një herëkam qarë, dhe një herë jam frikësuar!”
Allahu i Gjithëfuqishëm e pyeti:“Çka është ajo që të bëri të qeshësh?”
Meleku u përgjigjj:“Derisa po përgatiteshapër t’ia marrë shpirtin një njeriu, atë e gjeta duke i thënë këpucarit që t’i bënte një palë këpucë që do të mund t’i mbante gjatë gjithë vitit, kështu që unë qesha! Pastajia mora shpirtin para se t’i vishte ato.”
“Po përse ke qarë?”
“Kam qarë kur më urdhërove t’ia marr shpirtin një gruaje. Atë e gjeta në shkretëtirë duke e mbajtur të porsalindurin, e prita derisa ta lëshojë në mes të shkretëtirës shterpë dhe pastaj ia mora shpirtin duke qarë, për shkak të britmave të fëmijës së braktisur, për të cilin askush nuk dinte.”
“Po përse je frikësuar?”
“Unë u frikësova kur më urdhërove t’ia marr shpirtin njërit prej dijetarëve të Tu.Ngadhoma e tij shpërtheu një dritë, dhe sa herë që i afrohesha asaj dhome drita më shkaktonte të vjella.Kisha frikë nga nuri i tij derisa po ia merrja shpirtin.”
Allahu i Gjithëfuqishëm e pyeti:“Dhe a e din ti se kush ishte ai njeri? Ai është ai fëmija të cilin e ke lënë në shkretëtirë kur ia ke marrë shpirtin nënës së tij. Unë jam kujdesur për të dhe nuk ia kam lënë askujt.”/
Përkthim: Miftar Ajdini