Njeriu me llambë

804

Dikur, në një qytet të vogël, jetonte i vetmuar një njeri i cili nuk mund të shihte. Ai ishte i verbër.  Megjithatë, ai sa herë që dilte natën, me vete e mbante llambën e ndezur.

Një natë, ndërsa po kthehej në shtëpi pasi kishte darkuar, ai takoi një grup të rinjsh. Ata panë që ai ishte i verbër, por me vete mbante një llambë të ndezur, kështu që filluan të tallen me të. Njëri prej tyre e pyeti: “O njeri! E dimë që je i verbër dhe nuk mund të shohësh asgjë!  Pse e mban me vete llambën e ndezur?!”

I verbri u përgjigj: “Po, për fat të keq është e vërtetë, unë jam I verbër dhe nuk mund të shoh asgjë,  por a mbajë gjithmonë llambën e ndezur që të më shohin njerëzit sikurse ju. Sepse po nuk më vërejtët në kohë, mund të më shtyni.”

Të rinjtë e ndjenë të turpëruar dhe kërkuan falje për sjelljen e tyre të keqe.

Morali: Mendoni mirë para se t’i gjykoni të tjerët. Jini gjithmonë të sjellshëm dhe mësoni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve.

Burimi: moralstories
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]