Le të jetë zemra jote e gjërë si liqeni, e jo e ngushtë si gota!

923

Një njeri i urtë e kishte një djalosh të ri, i cili i ndihmonte në punët e tij, por ky i ri gjithnjë ‎gjëmonte, vajtonte dhe ankohej për jetën dhe njerëzit përreth tij. Njeriu i urtë deshi t’ia ‎mësonte atij mësimin e jetës, kështu që një ditë i tha: “Ma sill një grusht kripë dhe vendose ‎në një gotë me ujë!”‎

Djaloshi e dëgjoi njeriun e urtë, dhe kur e hodhi një grusht kripë në gotë me ujë, ai i tha: ‎‎“Tash pije atë ujë!”‎

Djaloshi nuk e kundërshtoi, megjithëse ishte i befasuar nga sjellja e njeriut të urtë. Pasi ‎që e piu gllënjkën e fundit, tha: “Shija e këtij uji është e neveritshme.” ‎

Atëherë njeriu i urtë i tha: “Shko tani dhe sille një grusht tjetër të kripës dhe hidhe në këtë ‎liqenin para nesh!”‎

Djaloshi, përsëri, pa vërejtje e kreu porosinë, dhe atëherë, njeriu i urtë i tha: “Tani pi ujë ‎nga liqeni!”‎

Kur djaloshi piu ujë nga liqeni, njeriu i urtë e pyeti: “Çka mendon ti tani për shijen e ujit?” ‎

Djaloshi u përgjigj: “Ky ujë është shumë i shijshëm dhe i pijshëm.”‎

Pas kësaj, njeriu i mençur iu afrua djaloshit dhe i tha:‎

‎”O biri im, përpiqu që zemrën tënde ta bësh pikërisht ashtu, të gjerë si liqeni dhe jo të ‎ngushtë si gota. Ti je ai që mund ta kontrollosh shijen e jetës tënde dhe i cili mund t’i ‎largosh shqetësimet dhe pakënaqësitë.”‎

Përkthim: Miftar Ajdini