Një gjuetar kishte kapur disa harabela në një ditë të ftohtë dimri.
Pastaj i kishte vendosur para vetes dhe kishte filluar t’i therë një nga një, ndërsa të tjerët po shikonin. Derisa po e therte një harabel nga sytë e gjuetarit rrodhën lotët, sepse moti ishte i ftohtë dhe me erë.
Dy harabela i panë lotët në sytë e tij, dhe njëri prej tyre i tha tjetrit:
“Shikoje këtë gjuetar të mjerë sesi po i rrjedhin lotët, duke na therur. Ai sigurisht po qanë nga mëshira për ne!“
Harabeli tjetër, që ishte shumë më i mençur dhe më i zgjuar, i tha:
„O budalla, mos shiko në sytë e përlotur të gjuetarit, por shiko se çfarë po bëjnë duart e tij!“
Përkthim: Miftar Ajdini