Djaloshi që erdhi te hoxha për t’u këshilluar për zgjedhjen e bashkëshortes

960

Një djalë i ri erdhi te hoxha që t’i ndihmojë rreth zgjedhjes së bashkëshortes, ja si iu përgjigj hoxha atij

Një fjalë e urtë e moçme thoshte:

„Nëse koha nuk të dëgjon ty, ti dëgjoje atë.“

„Një dorë që nuk mund ta përmbysësh (mposhtësh), ti shtrëngoje atë!“

Nëse nuk mësohemi që të falim dhe të lëshojmë pe në disa gjëra, përkatësisht, nëse nuk bëhemi se disa gjëra kinse nuk po i shohim dhe t’u shmangemi shpjegimeve të gjata dhe supozimeve, shumë kemi për të vuajtur në jetë.

Një djalë i ri erdhi te hoxha dhe iu lut që t’i ndihmojë rreth zgjedhjes së bashkëshortes e cila do të ishte shoqja e tij e jetës deri sa të vdiste.

Hoxha i tha: “Cilat janë karakteristikat të cilat dëshiron të jenë të pranishme te gruaja jote?”

Ai u përgjigj: “Pamja e bukur, shtati i lartë, flokët e buta, aroma e shafranit, ushqimi i shijshëm, zëri i ëmbël, kur ta shikojë atë – më bën të lumtur, ndërsa kur jam larg saj – ma ruan fytyrën time, e dëgjueshme, të mos kem frikë nga e keqja e saj, pastaj që në zemër të bartë fe e cila e lartëson dhe urtësi e cila i sjell dobi.“

Ai vazhdoi t’i numërojë vetitë e përkryerjes të cilat duhet ta dallojnë të zgjedhurën e tij, derisa hoxha kur u mërzit, i tha: „O bir, ka edhe të këtillë çfarë po kërkon ti!“

Djaloshi pyeti: „Ku ka?“

Hoxha iu përgjigj: “Në xhenet, me lejen e Allahut! Ndërsa, sa i përket kësaj bote, ti mësohu që të falësh!“

Po, në këtë botë mësohu që të falësh dhe mos e mundo veten duke kërkuar probleme që t’i nxisësh dhe të diskutosh rreth tyre.

Përkthim: Miftar Ajdini