Dijetari që paratë për blerjen e kopshtit i ndau sadaka

640

Kur dijetari i njohur musliman Izz Abdus- Selam jetonte në Sham, erdhi tek ngritja e madhe e çmimeve, kështu që njerëzit, për të mbijetuar i shisnin kopshtet me çmime të volitshme. Gruaja e tij donte të shfrytëzojë këtë rast dhe i dha diçka nga floriri  i saj dhe i tha: “Shko me këtë flori blejë një kopsht që ta kemi për ta punuar.”

Ai e morri floririn e shiti, ndërsa parat që i morri i ndau si sadaka.

Kur u kthye në shtëpi, gruaja e pyeti: A e bleve kopshtin?”

Izz Abdus – Selam i tha: Po, e bleva për ne,  një kopsht në xhennet. E pashë se njerëzit janë vështirësi financiare, andaj parat e floririt i ndava si sadaka.

Ajo në lidhje me këtë i tha: “Allahu të shpërbleftë me të mira! (Tabekat Shafi’ijje)

Eh, sa kemi nevojë për njerëz dhe dijetarë sikur Izz Abdus-selami, i njohur si “Sulltani i Ulemave”, i cili do ta ndjej krizën e popullit të tij dhe do të ndaj me to brengat dhe do të mundohet ta ndihmojë të dal nga kriza. Por, më shumti kemi nevojë edhe për gra sikur gruaja e këtij dijetari të madh e cila pranoi me shumë dashamirësi veprimin e burrit.

Përktheu: A. D. Islampress