(Tregim këshillues)
Burri dhe gruaja shkuan në kopshtin zoologjik. Ajo e pa majmunin sesi po luante me femrën e tij, dhe i tha burrit të saj:
“Sa tregim i bukur, tregim i lumtur dashurie.”
Pastaj shkuan tek kafazi i luanëve. Aty e panë luanin duke qëndruar i qetë pranë femrës së tij, dhe gruaja i tha burrit të saj:
“Sa tregim tragjik i dashurisë, ata janë të pikëlluar.”
Pastaj burri i tha asaj që ta hidhte një shishe bosh në drejtim të luaneshës dhe të shikonte se çfarë do të bënte luani. Dhe ajo e hodhi shishen, kurse luani u zemërua ulëroi dhe kërceu për ta mbrojtur femrën e tij, por kafazi e ndaloi që të shkojë më tej.
Pastaj burri i tha gruas, që tash ta hidhte shishen në drejtim të femrës së majmunit.
Dhe gruaja e hodhi shishen, ndërsa majmuni iku në momentin e hedhjes, madje edhe para se shishja të arrinte atje.
Atëherë burri i tha gruas së tij:
“Mos u mashtro me atë që sheh tek njerëzit. Ka nga ata që mashtrojnë me ndjenjat e tyre të rreme. Ka njerëz që i mbajnë ndjenjat e tyre në zemrat plot dashuri.”
“Mos u mashtro nga ajo që mendon se është romantike te disa, ajo shpesh është mashtrim i jashtëm, i cili fsheh një zemër të zbrazët, kurse nga ana tjetër, ka njerëz që nuk tregojnë asgjë, por zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri të sinqertë. Sot kemi shumë majmunë, e pak luanë.”
Ai që është i ndarë nuk do të thotë se mungon.
Të qenët e përshtatshme – nuk do të thotë se ajo nuk e di çka është moda.
Të qenët fisnik e bujar – nuk do të thotë se ai e përbuz pasurinë.
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)