Besimi dhe ndershmëria

607

Tregohet se një njeri ishte shumë i varfër. Jetonte me një grua e cila ishte e devotshme dhe fisnike.

Njëherë ajo i tha: Nuk kemi asgjë për të ngrënë sot!

Njeriu doli nga shtëpia për të kërkuar nafakën dhe në haremin e xhamisë gjeti një qese me një mijë dinarë. U gëzua pa masë, i mori dhe shkoi në shtëpi.

Gruaja i tha: Rregull është që të lajmërosh për paratë e gjetura, derisa të gjendet pronari i tyre.

Njeriu i varfër shkoi në haremin e xhamisë dhe lajmëroi për të hollat e gjetura.

Nga njerëzit doli një njeri i cili tha: Këto të holla të takojnë ty, por ja edhe 9000 dinarë të tjerë.

I varfëri e pyeti: A po tallesh me mua?

Njeriu u përgjigj: Jo, pasha Allahun! Por, këto para mi ka dhënë një njeri nga Iraku dhe më tha që qesen me një mijë dinarë ta hedh në haremin e xhamisë, e pastaj të pyes se kush i ka gjetur. Nëse ai që i ka gjetur të hollat paraqitet, jepi edhe 9000 dinarë të tjerë, sepse ai ka treguar se është i besueshëm dhe i ndershëm.

Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

(islamgjakova)