Tregimi për djalin dhe nënën, që shumë veta i ka bërë me vajë

1035

Ky tregim, nëpër rrjetet sociale, shumë njerëz i ka bërë me vajë, veçanërisht atyre që u ka ‎vdekur nëna, dhe ju ka mbetur merak dhe ju vjen keq që dikur e kanë lënduar, ose nuk kanë ‎qenë të kujdesshëm ndaj saj.

Nuk dihet nëse tregimi është i sajuar, apo me të vërtetë ka ‎ndodhur, por dihet se shumë njerëz i ka prekur drejtë në zemër. Nëse edhe juve ju prek, qani ‎lirisht, por sapo t’i fshini lotët, përqafone nënën tuaj, telefononi nëse është larg, thoni se e doni ‎dhe se i jeni mirënjohës, për të gjitha ato që ka bërë për ju. Madje, edhe nëse mendoni se ajo ‎ka shkuar përgjithmonë, tregoni asaj se sa e doni. Nënat janë melekët tanë kujdestarë, kudo që ‎janë.

‎”Një djalë i ri u kthye nga shkollimi jashtë vendit, dhe në aeroport e priti nëna e tij me lot gëzimi ‎në sytë e saj. Ajo e përqafoi me forcë dhe qau, sepse e donte shumë. Djali u përvodh dhe i tha: ‎‎“Nënë, unë e di që ti më donë shumë, por ti po më turpëron, kur po më përqafon ashtu para të gjithëve, si të isha ende fëmijë i vogël!” Nëna i fshiu sytë e saj dhe u tërhoq më larg. Fjalët e ‎djalit e goditën si thikë në zemër, por ajo heshti. ‎

Disa vjet më vonë, djali përsëri shkoi jashtë vendit dhe nëna e tij e përcolli. Këtë herë, ajo nuk e ‎përqafoi, por ia ktheu shpinën dhe i tha duke qarë: “Kujdesu për veten, biri im.”

Kur djali u kthye në shtëpi herën tjetër, nëna e tij nuk ishte në aeroport. Në vend të përqafimit ‎të saj dhe lotëve të gëzimit, ai e mori një letër të mbyllur me emrin e saj. E lexoi letrën, u shemb ‎në karrige dhe dënesi si fëmijë.‎

Në letër shkruante:

Biri im, kur para disa vitesh të përqafova në aeroport kur ktheheshe ti në ‎shtëpi, unë qava nga gëzimi, por për fat të keq, tani unë nuk munda të vijë, sepse kam kaluar ‎në një vend, ndoshta, më të bukur. Kur shkove për herë të dytë jashtë vendit, e dija se po të ‎shihja për herë të fundit. E dija që nuk do të jem në këtë botë edhe për shumë kohë, dhe mos ‎ma shih për të madhe që e fsheha këtë prej teje.

Lumturia ime më e madhe është lumturia jote. ‎Unë jam e lumtur që ti ke arritur sukses, që ke rrugën tënde, dhe shko gjithmonë pas lumturisë ‎tënde. ‎

Më vjen keq:‎

‎- që nuk do të mund ta bëj tortën tënde të preferuar të mollës, kur të kthehesh në shtëpi! ‎

‎- që nuk do të mund ta shpaketoj valixhen tënde, për t’i larë dhe hekurosur rrobat tua; ‎

‎- që nuk do të mund të të shikojë derisa ti flenë;‎

‎- që nuk do ta bëj kafen e mëngjesit, e di se je përmalluar për këtë kafenë tonë, atje nuk ka;‎

Mos qaj, jeta ime. Vdekja nuk ekziston për ata që e duan njëri-tjetrin. Unë të dua shumë, dhe e ‎di se edhe ti mua më do shumë, ji i lumtur! ‎

Zoti të ruajt. Unë jam mirë, kur ti të jesh mirë.

Të donë dhe të përqafon, nëna jote!‎

Përkthim: Miftar Ajdini