Secili njeri është një histori në vete…

446

Secili njeri është një histori në vete. Çdonjërin Zoti e ka krijuar të jetë i veçantë në mënyrën e vet dhe secili ka rrugën e tij.

Nuk kanë pas të gjithë të njëjtët prindër, mësues, miq e as  kushtet e njëjta. Është e pamundur dhe e panevojshme të bëhemi kopje.

Nga ne kërkohet që këtë diversitet ta shohim si shenjë nga Zoti dhe ta edukojmë veten të respektojmë çdo kënd me cilësitë e veta.  

Ndërsa gjëja më e rëndësishme është të mos hyjmë në qëllimet e huaja dhe të gjykojmë mbi njerëzit. Fundja secili nga ne do të jap llogari për veprat e veta  para Zotit. (Amar Basic)

Përktheu: A. D. Islampress